Kasanof, mbështesim integrimin Euroatlantik të Kosovës
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof...

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka vizituar sot veriun e Kosovës.
Pas takimeve të një dite më parë me krerët e shtetit të Ksoovës ai në një restorant në Mitrovicë të Veriut, është takuar me përfaqësues të organizata joqeveritare që udhëhiqen nga qytetarë serbë.
Në fund të vizitës së tij dyditore, Kasanof u ka thënë gazetarëve se në takimet me presidenten dhe kryeministrin ka përsëritur dëshirën për një partneritet më efektiv. “Jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.
Ai theksoi, se Shtetet e Bashkuara “mbeten mbështetëse të fuqishme të popullit të Kosovës dhe të vendit demokratik, sovran dhe multietnik”.
“Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”, tha Kasanof.
