Maqedonia U21 regjistroi fitore minimale 2:1 ndaj Moldavisë

11.10.2024 22:10

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 shënoi fitore 2:1 kundër përfaqësueses së Moldavisë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 shënoi fitore 2:1 kundër përfaqësueses së Moldavisë në kuadër të ndeshjes së parafundit të ciklit kualifikues për plasman në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki gjatë vitit 2025.

Përfaqësuesja e jonë regjistroi fitoren e katërt në këto eliminatore. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski e arsyetuan rolin e favoritit dhe me meritë shënuan fitore ndaj përfaqësueses së Moldavisë.

Goli i parë në duelin e sotëm ishte vepër e Behar Feta në minutën e 11-të. Bekim Kamberi në minutën e 90-të ngriti epërsinë e Maqedonisë. Kundërshtari në sulmin e rradhës arriti të shënojë për të ngushtuar epërsinë tonë.

Në ndeshjen e fundit kualifikuese, përfaqësuesja jonë e të rinjëve do të luajë kundër Gjeorgjisë, në terren mysafir me datë 15 tetor.


Eliminatore për kualifikim në KE:

Reprezentacione deri 21-vjeç:

Maqedonia – Moldavia  2:1 (1:0)

 

Maqedonia: Alçevski, Feta, Xhekov, Despotovski, Fetai, Ramadani, Ramani, Todorovski, Krstevski, Trpçevski, Ademi;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;