Maqedoni

Në "Alo doktor" deri tani 33.230 qytetarë

27.04.2015 10:48

Në Linjën telefonike për ndihmë mjeksore "Alo doktor" nga 15 shtatori kur filloi të punojë, deri dje ka pasur 33.230 paraqitje...

Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se prej datës 20 deri më 26 prill për ndihmë mjekësore në linjën telefonike janë paraqitur 990 qytetarë. 
 
Për këshillë mjekësore janë të qasshëm 21 mjekë, ndërsa telefonatat janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve në Maqedoni. Të gjithë atyre personave të cilët janë paraqitur në linjë telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillës mjekësore dhe terapisë adekuate simptomatike.
 
Telefonatat në të shumtën e rasteve janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptoma kardiovaskulare, respiratore, kollë, ftohje, temperaturë trupore të rritur, virus i stomakut dhe dhimbje simptomatike.
 
Në call qendrën "Alo doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshillë mjekësore janë kujdestarë drejtorët e institucioneve shëndetësore publike.
 
Sot prej orës 18 deri në orën 22 në linjën "Alo doktor" për këshilla mjeksore do të jetë mjekja e Shtëpisë së Shëndetit dr. Tatjana Baevska-Vuçkoviq, pediatër, ndërsa nesë dr. Nikolla Nikollovski, drejtor i Klinikës për veshë, hundë dhe fyt.
 
Më 29 prill në call qendrën e "Alo doktor" kujdestar do të jetë dr. Sllobodan Gjeorgjievski nga Qendra shëndetësore e Universietit "Sh Cirli dhe Metodi" , më 30 prill prof. dr. Qaeva Biserka nga Klinika për pulmologji dhe alergologji, më 1 maj dr. specialist Smila Tuxharova, drejtoreshë e Klinikës për kirurgji plasitke dhe rikonstruese.
 
Më 2 maj nga ora 18 deri 22 i qasshëm për këshilla mjekësore do të jetë prof dr Mihail Penev, drejtor i Kilinikës për urologji, më 3 maj dr Milan Ristevski nga Instituti për radioterapi dhe onkologji./mia