Maqedoni

Kumanovë- SHMK “Pero Nakov”, rritje e numrit të nxënësve në paralelet shqipe

12.10.2024 15:30

Shkolla e Mesme Komunale “Pero Nakov” paralelet me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë...

Shkolla e Mesme Komunale “Pero Nakov” paralelet me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë, me sukses ka filluar vitin e ri shkollor 2024/25, këtë për TVM2 e bëri të ditur drejtoresha dhe përgjegjësja e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe profesoresha Lutfije Veseli.
 
Në 3 drejtime që ofron kjo shkollë edhe atë Drejtimi: Ekonomik, Juridik si dhe Tregtar, mësimet i ndjekin gjithësej 335 nxënës të shpërndarë në 25 paralele.
 
“Në vitin e pare kemi rritje të numrit të nxënësve në këtë shkollë, ka pra interes më të madh, kemi të regjistruar 95 nxënës të regjistruar në profile të ndryshme, e pranojmë se viteve të kaluara kishte rënie të numrit, por ja që tani me siguri është vetdijsimi i nxënësve por edhe prindërve që të regjistrohen në shkollat profesionale me çka edhe kemi rritje të numrit. Kemi drejtimet Ekonomik, Juridik dhe Tregtar që pastaj këto drejtime ndahen në profile të ndryshme”, u shpreh drejtoresha e SHMK Ekonomike “Pero Nakov” Kumanovë, Lutfije Veseli.
 
Profesoresha Lutfije Veseli, drejtoreshë dhe përgjegjës për paralelet në gjuhën shqipe, thekson rëndësinë e paraleleve duale dhe se e njejta po ngjallë interesim të madhë si tek prindërit poashtu edhe tek nxënësit.
 
“Paralelet Duale, Nxënësit një ditë brenda vitit shkollorë shkojnë te punë dhënësi si punë praktike ku e porfesionalizojnë më tepër, varësisht prej viteve, ata të parat kanë vetëm 2 javë praktikë, vitet e dyta kanë 4 orë brenda javës, pastaj fillon rritja, vitet e treat nga 6 orë dhe vitet e katërta deri në 10 orë brenda javës. Shkolla jonë ka arritur të bëjë memornadume bashkëpunimi me 20 firma ndërto kemi me Institucionin shtetërore Drejtoria e Librave Amë, kurse pundhënësit e tjerë janë firma private, të cilët na kanë pritur shumë mirë, presim që brenda kohës të bëjmë memorandum bashkëpunimi me ShA “Posta e Maqdonisë”. Paralelet duale përveç pjesës praktike që realizohet te punëdhënësi nxënësit marrin edhe bursa në vlerë prej 3.500 denarëve në muaj të ardhura që i paguan MASH”, theksoi Veseli.
 
Sa i përket kushteve që u ofron objekti shkoLlor nxënësve por edhe mësimdhënësve, Veseli thotë se jemi përkushtuar maksimalisht që mos të mungojë asgjë në këtë objekt shkollor dhe se gjatë pushimeve verore janë kryer një sërë investimesh.
 
FATLUM AQIFI