Maqedoni

Pijet energjike, qytetraët: I dimë pasojat por i përdorim

12.10.2024 15:52

Konsumimi i pijeve energjike që premtojnë “energji” është rritur ndjeshëm vitet e fundit...

Konsumimi i pijeve energjike që premtojnë “energji” është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Këto pije janë të njohura për përmirësimin e energjisë, rritjen e përqëndrimit dhe forces, por një kanaçe e tillë mund të sjell rrezik për shëndetin e njeriut, nëse nuk jemi të vetëdijshëm për anët e erreta të saj.
 
Megjithatë, edhe pse shumica e njerëzve janë të njohtuar me ndikimet negative të tyre në shëndet, ata vazhdojnë t’i konsumojnë ato, e disa të vetëdijshëm për dëmet që shkaktojnë, nuk i konsumojnë fare.
 
“Jam me diabet dhe tash s’mundem me i pi. Tash momentalisht janë duke i përdor shumë. Mjeku ma ka ndërpre për shkak të diabetit”, shprehet qytetari.
 
“Jo jo aspak. Është e dëmshme për shëndetin. Për pasojat negative, jo për shijen, shijen e kanë- më pëlqen”, theksoi qytetari.
 
“Shumë rrallë, një herë në javë. Pasoja ka, për zemrën”, shprehet qytetari.
 
"Nuk e di se cfarë përmban, përmbajten - nga cka bëhet. Sa i pi në ditë?! Kur t’më pihet, po se teproj. E di se ka edhe dëm. Për zemrën, aty edhe vet shkruan që për zemrën është e dëmshme, për të rinjtë sidomos. Unë e pi me masë, nuk e teproj, por për të rinjtë është mirë ti lënë këto”, theksoi qytetari.
 
Pijet energjike, mjekët: Forcë e rreme që dëmton zemrën
 
Konsumimi i pijeve energjike është i lidhur ngushtë me efekte negative në zemër dhe jo vetëm. Rrahjet e çrregullta të zemrës, ndjenja e nervozës, pagjumësia, dobësimi, ankthi, dhe të tjera, janë vetëm disa nga shqetsimet që mund ti shkaktojë organizmit të njeriut, si pasojë e përmbajtes së substancave stimuluese sic janë kofeina dhe taurine, alarmojnë mjekët.
 
“Dukuria e tyre negative është se ato ndikojnë në punën e zemrës, apo pulsin, gjejgësisht ritmin e zemres, duke përshpejtuar, duke shkaktuar aritmi të ndryshme dhe ngrtjen e presionit të gjakut me cka këto simptomatologji mund të shkaktojnë lodhje, dobësim e deri në pamjaftueshmëri të zemrës…Konsumimi i tyre i vazhdueshëm mund të shkaktojë edhe ndonjë varësi nga substancat stimulative me cka rëndojnë simptomatologjinë e sistemit kardiovaskular te cilët shpesh përfundojne edhe në fatalitet, goditje në zemer, apo goditje në tru”, u shpreh kardilogu Besir Murtezani.
 
Në bazë të analizave nga prodhuesit, nuk mund të konsumohen më shumë se dy kanaçe nga pijet e tilla. Mjekët rekomandojnë shmangien e pijeve energjike, ndërsa rreptësisht ndalohet konsumimi i tyre nga fëmijët dhe gratë shtatzëna.
 
“Rekomandimi për grupmoshat apo për cilat persona janë reptësiht të ndaluara të konsumojnë pije energjike, i përkasin moshës së fëmijeve dhe grave shtatzëna te cilët i kanë reptësisht të ndaluar për shkakt të ndikimeve negative nga substancat stumiluese që mund të shkaktojnë arritmi të ndryshme deri në fatalitet”, theksoi Murtezani.
 
Këshillat mjekësore janë se energjia e vërtetë vjen nga menaxhimi i mirë i një jete të shëndetshme. Ushqimet organike, perimet e frutat, ndërprejra e duhanit si dhe aktiviteti fizik, mund t’ua japin gjithë energjinë që ju duhet, pa patur nevojë për t’ju nënshtruar një energjie të dëmshme.
 
BELINDA KOKA ADEMI