Maqedoni
Foshja 14 muajshe dhe rasti i Kumanovës, Taravari: Të hënën raportet finale
12.10.2024 16:36
Ministri I Shëndëtsisë Arben Taravari theksoi se më 14 tetor ditën e hënë...

Ministri I Shëndëtsisë Arben Taravari theksoi se më 14 tetor ditën e hënë do të kenë informacione konkrete rastin e foshnjes 14 mujashe që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve si dhe për vdekjen e lehonës që ndërroi jetë pas lindjes.
“Unë e levova raportin për rastin e kumanovës gjegjësisht lehonës që ndërroi jetë pas lindjes, ndërsa për vdekjen e foshnjes 14 muajshe ende nuk e kam lexuar raportin .Shpresoj që ditën e hënë do të mbajmë pres konferencë për të dy rastet megjithatë do tju informojmë gjatë ditës së nesërme”, u shpreh Ministri i Shëndëtsisë Arben.
Minsitri Taravari ka konfirmuar se fëmijës që ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve më herët i është refuzuar shtrimi në spital dhe ka theksuar se “dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur ka raste të tilla tragjike në sistemin shëndetësor”.
Foshnja 14 muajshe ka ndërruar jetë pas pranimit në Klinikën e Fëmijëve, ku është sjellë në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje .Shkaku i vdekjes është një infeksion i rëndë respirator.
Ndërsa Lehona tridhjetë e një vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore gjatë lindjes dhe është kontrolluar rregullisht nga gjinekologu amë,,pas disa komplikimeve pas lindjes ka ndërruar jetë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
