Maqedoni

SASHK-u dhe qeveria arritën marrëveshje, rriten pagat për 5 % në arsimin fillor dhe të mesëm

12.10.2024 16:58

SASHK-u dhe Qeveria përfunduan negociatat për rritjen e pagave në arsim...

U arrit marrëveshja për rritjen e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm  fillimisht për 5  për qind, duke u përllogaritur rritja që nga ky muaj. Kryetari i SAShK-ut Joakim Nedellkovski shprehet i kënaqur, nga marrëveshja e arritur, dhe thotë se kjo është më së e nevojshme për punonjësit në arsim.
 
“Prej muajit tetor, të gjithë të punësuarit në arsimin  fillor dhe të mesëm do të kenë rritja të pagave të tyre prej 5  për qind. Shfrytëzojë rastin që tu falëminderojë kryeministrit Mickovskit dhe ministres së arsimit që u angazhuan dhe aprovuan që këtë periudh ekonomike në të cilën ndodhemi të gjejnë mjetet e nevojshme për shlyerjen e këtyre 5 përqindve”, u shpreh kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski. 
 
Marrëveshja e arritur mes Qeverisë  dhe SASHK-ut parashikon rritje graduale të pagave në arsim. Proekcionet e kryeministrit Hristijan Mickovski, janë që gjatë këtër viteve të ardhshme pagat në arsim, të rriten për rreth 46 për qind më shumë,  se sa që aktualisht marrin mësimdhënësit. 
 
“Deri në mars të vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagave  për 7 për qind, deri në mars të vitit 2026 dhe në varësi të gjendjes në të cilën do të ndodhet buxheti,  do të kemi rritje prej 7.5  dhe 10 për qind, ndërsa njëjtë në varësi të grumbullimit të ardhurave në arkën e shtetit deri në vitin 2028 palanifikohet të ketë rritje të pagave në arsim prej 10 deri më 12.5 për qind. Që i bie që gjatë këtyre viteve që i përmenda, në mars të vitit 2028 mësimdhënësit dhe profesorët në arsimin fillor dhe të mesëm do të duhet të marrin rreth 46 % paga më të larta se sa që marrin tani”, theksoi kryeministri Hristijan Mickovski.
 
Qeveria dhe SAShK-u dakorduan që deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm të nënshkruhet marrëveshja koleltive ku njëherit do të përcaktohet saktë koeficienti i vendeve të punës.
 
REXHEP QAMILI