Maqedoni

VLEN përgadit pr/ligji për përfaqësim të drejtë, Taravari: Javën e ardhshme do të ketë debat publik

12.10.2024 17:10

Koalicioni “Vlen” është duke e përgaditur propozim ligjin e ri...

Koalicioni “Vlen” është duke e përgaditur propozim ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Këtë e gjë e tha një prej liderëve të këtij koalicioni dhe njëherit ministëri i shëndetësisë Arben Tarvari. Thotë se draft versioni i parë i këtij ligji, pritet të hudhet në debat publik gjatë javës së ardhshme. 
 
“VLEN është duke e përgaditur ligjin e ri i cili shpresoj se nga java e ardhshme do të jetë në debat publik. Do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Nga të gjitha anët u konstatua se balancuesi nuk funksiononte më siç duhet,  dhe tani në nevojitet një ligj i ri për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, jo vetëm etnik, por për të gjitha kategoritë të cilët janë të margjinalizuar në këtë shoqeri”, u shpreh Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”. 
 
Taravari shprehet kategorik se tashmë është koha kur duhet të miratohet një ligj i ri i cili në thelb do të garantojë dhe mbrojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të etnive dhe të gjitha kategorive të tjera të rrezikuara në vend.
 
“Na nevojitet debat publik dhe koordinim sepse përfaqësimi i drejt është kategori kushtetuese dhe gjithmon kur bëhet fjalë për ndonjë çështje kushtetuese, duhet të egzistojë ligj”, theksoi Taravari.
 
Kryeministri Hristijan Mickovski konfirmon informacionet e koalicionit VLEN dhe thotë se në koordinim me partnerët e koalicionit do të gjindent mënyra më e mirë ligjore me të cilën do të garantohet përfaqësimi i drejt dhe adekuat. 
 
“Ne në kuadër të koalicionit qeveritar kemi biseduar dhe koalicioni ynë ka mekanizëm demokratik. Badinteri është kategori kushtetuese. Në të kaluarën shumë herë kemi folur se balancuesit jo vetëm që praktikisht i ka kaluar afati, por i njëjti është keqpërdorur dhe se duhet të hiqet. Po, duhet të gjindet një mekanizëm ligjorë me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë”, u shpreh Kryeministri Hristijan Mickovski.  
 
Këto komente Taravari i bëri në kuadër të ngjarjes kushtuar inteligjencës artificiale “World Changers Ballkan Summit” në Shkup.  Heqja e ballancuesit si mekanizëm u kritikua ashpër nga BDI. Thanë se kjo është goditje e drejtëpërdrejt të të një prej postulateve më kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.
 
Pavarësisht kësaj, partia e integristeve tani është në pritje të zgjidhjes së re ligjore të cilën e paralajmëron “VLEN”.Presin për ta parë, se si dhe në çfarë mënyre do të arrijnë të rregullojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta shfuqizuar të njejtin.
 
REXHEP QAMILI