Maqedoni

Zbatimi i prolonguar i n.kushtetuese, Mickovski: Do të shohim nëse është e mundur

12.10.2024 18:16

Fillimisht bisedime me polikanët europian...

Fillimisht bisedime me polikanët europian, pastaj letër institucioneve të tyre që të gjendet zgjidhje për debllokimin e integrimeve. Për këtë qëllim kryeministri Mickoski me delegacionin qeveritar në Berlin do të shohin se a mund të gjendet mirëkuptim për zbatimin e prolonguar  të ndryshimeve kushtetuese.
 
Kryeministri thotë së është i gatshëm të ulet në tryezë me presidentin  e Bullgarisë Radev por nuk e ka pohuar informacionin diçka e tillë do të ndodhë më 7 nëntor në Budapest me iniciativë të kryeministrit hungarez Orban.
 
“Derisa ekziston iniciativë për takim të tillë  më 7 nëntor , më  17 tetor dhe më 27 tetor jam i gatshëm të ulem dhe të bisedoj.Nuk është patjetër të jetë në Budapest mund të jetë kudo, të ulemi të bisedojmë të gjejmë zgjidhje që do të jetë zgjidhje për afat të gjatë që do të garantojë kriteret e kopenhagës, do të garantojë të drejta, sukses gjatë procesit të negociatave”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.  
 
Ahmeti: Ndryshimet të ndodhin sa më shpejt
 
Përderisa pritet letra të dërgohet opozita kërkon ndryshime kushtetuese. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas një takimi që ka realizuar me ambasadorin bullgar Radukov kërkoi që ndryshimet kushtetuese të ndodhin sa më parë për të debllokuar procesin. 
 
"Komuniteti bullgar në Maqedoninë e veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë.Prioritet i BDI-së është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit europian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian” thuhet në kumtesën e BDI-së.
 
“VLEN”, patën 22 vite t’i zgjidhin kontestet me fqinjët
 
Kanë reaguar nga koalicioni “VLEN”. Sipas tyre Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve.
 
“Ali Ahmeti kishte 22 vite kohë, Ministrin për punë të jashtme dhe KRYEMINISTRIN për të zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët dhe për ta bërë Maqedoninë e Veriut vend anëtar të Bashkimit Evropian.  Ali Ahmeti nuk ia doli. Tani është koha që Ali Ahmeti të bëjë opozitën.  Ndërsa prioritetet dhe politikat e shtetit, si dhe orientimet strategjike të tij i përcakton qeveria- thuhet në reagimin e VLEN.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI