Maqedoni
Gjykimi për vrasjen e Vanjës të hënën, do të dëshmojë e ëma e Vanjës
12.10.2024 17:54
Bore Videvski i akuzuar për vrasjen e 14 vjeçarës Vanja Gjorçevska...

Bore Videvski i akuzuar për vrasjen e 14 vjeçarës Vanja Gjorçevska të hënën është kthyer në burgun e Shutkës në Shkup. Pas hopsitalizimit dhe qendrimit disaditorë në klinikën e Neurologjisë ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, tha drejtori i burgut të Shutkës, Boban Utkovski.
“Me datë 07.10.24 Bore Videski është kthyer në Burgun në Shkup në gjendje të mirë shëndetësor dhe fizik ku ai mund të vazhdojë me aktivitetet në drejtim të mbrojtjes së tij”, u shpreh drejtori i burgut të Shutkës, Boban Utkovski.
Utkovski: Të akuzuarit janë në gjendje të mirë
Edhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e 14 vjeçarës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk kanë asnjë vërejtje sa i përketë trajtimit dhe kujdesit institucional ndaj tyre në këtë burg. Të gjithë të akuzuarit për këtë rast janë sistemuar ndarës në qeli, nga të burgosurit e tjerë, tha Utkovski.
“Në një afatë të caktuar ne i kontrollojmë ata ku kemi konstatuar se ata gjinden në gjendje të mirë shëndetësor dhe nuk kanë asnjë ankesa sa i përket trajtimit dhe qendrimit të tyre në burgun në Shkup. Ata janë korekt dhe të fokusuar në gjendjen në të cilën ata ndodhën”, theksoi Utkovski.
Procesi gjyqësor për këtë rast vazhdon të hënën, ku duhet të dëshmojë e ëma e Vanjës, Zorica Gjorçevska. Në seancën e parë gjyqësore, katër të akuzuarit Ljupço Palevski -Pallço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshinov u deklaruan të pafajshëm.
I akuzuari i parë Pallevski tha se ky është rast i montuar politik ndaj tij dhe njëherit tha se nuk e njeh personalisht babain e Vanjës, ndërsa lidhjen mes tyre e ka inskenuar policia. Rrëmbimi dhe vrasja ndodhën në nëntor të vitit të kaluar, dhe i njëjti shokoi i tërë opinionin në vend.
REXHEP QAMILI
