Maqedoni

Lefkov: BDI si qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit

12.10.2024 18:34

Qeveria LSDM-BDI në vitin 2023 miratoi Strategjinë për Reformat ë Administrës Publike...

Qeveria LSDM-BDI në vitin 2023 miratoi Strategjinë për Reformat ë Administrës Publike për periudhën 2023 – 2030, ku parashihet shfuqizimi i “balancuesit” thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas deputetit Mile Lefokov, VMRO-DPMNE pajtohet me Komisionin Evropian se “balancuesi” është keqpërdorur dhe vlerësojnë se përfaqësimi i drejtë duhet dhe do të zgjidhet me ligj.
 
“BDI nuk tha asnjë fjalë kur së bashku me LSD-në e promovuan Strategjinë. BDI ka qenë pjesë e qeverisë që e ka miratuar këtë Strategji dhe më pas nuk ka pasur konferenca për media apo kritika nga ana e tyre, përkundrazi kanë heshtur atëherë, sepse edhe vetë e dinë se i njëjti është rekomandim nga Bashkimi Evropian. Përkatësisht, heqja e balancuesit në fakt është rekomandim i Komisionit Evropian, i cili tregon qartë se punësimi i bazuar në të mund të cenojë parimet e meritës dhe të ndikojë në pavarësinë e institucioneve. BDI-ja i di të gjitha këto, por ata janë hipokritë dhe duan të manipulojnë opinionin”, u shpreh Mile Lefokov nga VMRO-DPMNE.