Sportet E Tjera

Blerina Seferi të shtunën do të “pushtoj” Berlinin

27.04.2015 11:33

“Shqiponja nga Shipkovica”, Blerina Seferi, këtë fundjavë do të paraqitet me një garë shumë të fortë e cila do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë...

Respektivisht, bëhet fjalë për kupën më të fuqishme që zhvillohet në Evropë, me çrastë me leje speciale marrin pjesë edhe xhudiste nga Japonia e Brazili.

Për këtë eviniment Seferi është përgatitur në Hamburg, ndërkohë që ajo deklaron se ndihet shumë mire dhe pret rezultate pozitive. 

“Po vazhdimisht unë po përgatitem për garat vendore dhe ato ndërkombtare, por kësaj radhe intenziteti i ushtrimeve ka qen më i lart, pasi gare e së shtunës është shumë e fuqishme pasi në të kanë paralajmruar të marrin pjesë shumë shtete të fuqishme me xhudistët më të mirë që kanë në kategorinë e kadetëve, ndër to edhe Brazili dhe Japonia”, thotë talentja shqiptare.

Ajo shton se fituesit do të sigurojnë vend edhe në reprezentacionin gjerman, me çka të njejtit do të paraqiten edhe në kampionatin evropian e botëror.

“Më të suksesshmit sipas seleksionueses gjermane do të paraqiten në evinimentet e mëdhaja evropiane dhe botërore. Kjo do të jetë një motiv plus që une të jap maksimumin ne kete aktivitet”, deklaroi Blerina Seferi.

Pas këtij evinimente do të zhvillohet edhe kampi gjerman, ku do të merr pjesë edhe Blerina. 

“Në Gjermani zakonisht pas cdo gare zhvillohet edhe kamp me xhudistët që dojnë të marrin pjesë por edhe me trajner nga vende të ndryshme të botës. Unë gjithnje i bashkangjitem këtyre ushtrimeve pasi gjithnjë mëson diqka të re dhe je në trend me xhudon botërore”, pohoi Blerina.

Qëllimi kryesor i “Shqiponjës së Shipkovicës” është që një ditë të paraqitet me sukses edhe tek senioret me qka të arrij rezultate të ngjashme me reprzentatuesen e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Kur jemi tek Kosova, duhet cekur se Bleri ka kohë që po kontakton me njërin ndër trajnerët më të mirë botëror Driton Kuka, me ç’rrastë vet ai ka lavdëruar kualitetin që posedon Bleri.

Asgjë nuk është çudi nëse një ditë Blerina Seferi do të jetë nën komandën e Kukës nën petkun kosovar në garat e mëdha botërore.