Kulturë
Dibër, mbahet festivali folklorik “Oda Dibrane”
12.10.2024 18:52
Mbrëmë në qytetin e Dibrës u mbajt nata e parë e edicionit të tridhjetë...

Mbrëmë në qytetin e Dibrës u mbajt nata e parë e edicionit të tridhjetë i Festivalit folklorik “Oda Dibrane”, Ansamblet pjesmarës gjatë defilesë në sheshin e qytetit, prezentuan larishinë e kostumografisë të mbarë hapsirës shqiptare.
Kryetari I Komunës së Dibrës Hekuran Duka gjatë hapjes së Festivalit tha se festivali është një eveniment kulturor që bashkon të dy dibrat dhe kulturën gjithshqiptare. Drejtori i Festivalit Veli Vraniqi theksoi se është i vetmi festival që marin pjesë shoqëri kulturore pavarësisht se ku ndodhen. Performancën e parë e bëri SHKA “Dibra e Madhe”
Pastaj performuan SHKA Karshiaka nga Shkupi, Ansambli artistik “Bilbilat e Vrionit nga Berati, Qendra Kulturore Burrel, Ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët” nga Ferizai, Grupi folklorik Arbëresh nga Italia, dhe qershia mbi tortë ishte Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve popullore nga Shqipëria.
Festivali Oda Dibrane do të vazhdojë edhe për dy netë të tjera në qytetin e Peshkopisë.
ATLI DEMA
