Maqedonia me një bronz dhe dy vende të pesta në "Dan Kolov"
Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje, me në krye seleksionuesin Lulzim Vrenezi, në turneun “Dan Kolov – Nikola Petrov”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje, me në krye seleksionuesin Lulzim Vrenezi, në turneun “Dan Kolov – Nikola Petrov”, I cili cilësohet edhe si kampionat botëror jozyrtar, u prezantua me pesë mundës, në fund duke arritur rezultat mëse të lakmueshëm, me një vend të tretë dhe dy të pesta.
I pari që prezantoi vendin tonë, gjatë ditës së premte, ishte mundësi I klubit të Lirisë nga Shkupi, Besmir Veseli, I cili në kategorinë deri në 74 kilogram, humbi luftën e parë nga Abdou Omar nga Egjipti, me 10-0 në pikë.
Më pas, një përfaqësues tjetër I Lirisë, Jasin Rexhallari, në kategorinë deri në 61 kilogram, edhe pse luftoi mirë, në fund nuk ia doli dhe u mposht nga vendasi Shykri Shyukriev, me 9-4 në pikë.
Bullgari, vazhdoi deri në finale dhe I mundësoi Rexhallarit të paraqitet edhe në repasazh, ku arriti deri te liufta për vendin e tretë, ndaj një vendasi tjetër, Stojan Iliev, me të cilin mundësi ynë e nisi luftën për mrekulli, por dështoi në raundin e dytë dhe humbi me 10-4, duke përfunduar në fund si I pesti në këtë turnir të fuqishëm.
Ditën e shtunë, Maqedoninë e përfaqësoi Boban Danov, që kishte fatin e njejtë si Rexhallari. Në kategorinë deri në 120 kilogram, mundësi nga Shtipi në raundin e parë u mund me 12-2 nga fituesi I kësaj kategorie, sllovaku Soslan Gagloev, që në luftën për plasman në vendin e tretë, të mposhtet me dush teknik edhe njëherë, kësaj rradhe nga rumuni Kintoan Rares.
Nga të përzgjedhurit e Lulzim Vrenezit, suksesin më të madh e arriti pa dyshim Dejan Mitrov.
Ai, gjatë ditës së dielë, në kategorinë deri në 65 kilogram, regjistroi paraqitje të shkëlqyeshme duke fituar në fund edhe medaljen e bronztë. Në raundin e parë, Mitrov, me dush e fitoi zvicëranin Rendi Vok.
Më pas, në cerekfinale, pas një lufte të madhe, me 3-2 ishte më I mirë se rumuni George Bukur, që në gjysëmfinale, me rezultat identik të pësoj nga vendasi Kurtev.
Në luftën për medaljen e bronztë, Mitrov, me shumë mund, ia doli dhe fitoi gjermanin Dulger, duke e marr medaljen e bronztë, arritje kjo ndër më të mëdhat në karrierën e tij.
Mundësi tjetër dhe I fundit që përfaqësoi Maqedoninë në Bullgari, ishte Dejan Bogdanov, I cili në kategorinë deri në 97 kilogram, në raundin e parë u mposht nga rumuni Mihall Mane.
Pas kësaj gare, reprezentuesit e Maqedonisë do të vazhdojnë përgatitjet, para edicionit të ardhshëm të Margaritarit të Maqedonisë, I cili me 9 maj do të mbahet në Radovish dhe I cili do të shërbej si provë e fundit para pjesëmarjes në Lojërat e Para Evropiane, që prej 12 e deri më 28 qershor, do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit.
MUSTAFA ADEMI
