Maqedoni

Ulja e marzhës prej 10%, Bislimi: Nuk përkon me kushtet e ekonomisë së tregut

13.10.2024 15:25

Ulja e marzhës prej 10% në tregëtinë me shumicë dhe pakicë për 73 produkte...

Ulja e marzhës prej 10% në tregëtinë me shumicë dhe pakicë për 73 produkte ushqimore bazë, është vlerësuar me qëndrime të ndryshme për sa i përket efikasitetit të saj. Sipas Ministrisë së Ekonomisë kjo masë e Qeverisë ka ndihmuar qytetarët, por njohësit e mirë të çështjeve ekonomike janë të mendimit se këto masa janë më shumë masa administrative, dhe nuk përkojnë me kushtet e ekonomisë së tregut. 
 
“Masat e ndërmara nga Qeveria, janë masa administrative, dhe nuk përkojnë me kushtet e ekonomisë së tregut. Vetëm oferta e mjaftueshme e produkteve bënë stabilizimin e çmimeve. Kur fondi i stoqeve, është në barazpeshë me fondin e parave në qarkullim, atëherë vije deri tek stabiliteti iu çmimeve. Çështje tjetër me rëndësi është se Qeveria trumbeton se ka bërrë kufizimin e marzhës, dhe se kjo ndikon në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve, që aspak nuk është e vërtet, sepse ditën para kufizimit të marzhës tregtarët i kanë rritur çmimet, dhe tash një pjesë të rritjes së atyre çmimeve e kanë zbritur, por ajo është minimale”, u shpreh ish-profesori universitar Sami Bislimi.
 
Në këto rrethana sipas Bislimit ndikon edhe qështja e inflacionit, e ku sipas Ministrisë së Ekonomisë po të mos ishte sjellur ky vendim i Qeverisë inflacioni do të ishte edhe më i lartë. Sipas Profesorit Bislimi, stabilitetin makroekonomik e mbanë vetëm me rritjen e produkteve të vendit.  
 
“Këto masa nuk japin efekt, sepse efektin kryesor të një ekonomie e mbanë, apo stabilitetin makroekonomik e mbanë vetëm me rritjen e produkteve të vendit. Ne kur nuk kemi produkte të mjaftueshme, atëher jemi të detyruar që të bëjmë importimin e tyre, dhe unë nuk pres kurfarë përmirësimi të gjendjes, por për kudrazi pres përkeqësim të mëtejshëm edhe të të ardhurave, sepse është e kotë që Qeveria e rritë për 10 për qind pagën, ndërsa inflacioni është 15 për qind”, theksoi Bislimi. 
 
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave të cilat parashohin se shporta e konsumatrëve të arrinë në mbi 62 mijë denarë vetvetiu flet për gjendjen e rëndë të qytetarëve. Përndryshme ligji për praktika jo të drejta tregëtare hynë në fuqi, derisa të harxhohen produktet që i kanë marketet në depo, dhe normalisht se ato ende shiten me çmimet e vjetra.
 
Të dhënat e fundit të ESHS thonë se shpenzimet e jetesës në shtator të vitit 2024, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, kanë shënuar rritje prej 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,3 për qind. Rritje e inflacionit në shtator të vitit 2024, krahasuar me gushtin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetesë në disa grupe të produkteve. 
 
FITIM KRYEZIU