Maqedoni
Kamerat e sigurisë “Safe City”: Do t’i regjistojë shkelësit e rregullave në komunikacion, parashihen gjoba në adresat e shkelësve
13.10.2024 15:47
Kanë mbetur edhe më pak se tre muaj prej kur do të vihen tërësisht...

Kanë mbetur edhe më pak se tre muaj prej kur do të vihen tërësisht në funksion të gjitha kamerat e sigurisë në kryeqytet. Aktualisht janë duke u vendosur kamerat e parashikuara dhe po punohet në instalimin, abdejtmin e këtij sistemi dhe është në proces e sipër rregullimi i procedurës për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Nuk do të mundeni të shmangni asnjë veprim apo shkelje të rregullave në komunikaconin rrugor, pasi që prej vitit të ardhshëm do të vihen tërësisht në funksion të gjitha kamerat e sigurisë në kryeqytet. “Safe City” është projekt i ri i MPB-së, i cili do t’i detektojë të gjitha shkeljet në kryeqytet dhe nuk do të ketë mundësi për të intervenuar për të hequr gjobat.”
Kjo i bie që nëse bëni shkelje, kaloni në të verdhë apo në të kuqe, siç e bëmë ne tani, ose parkoni automjetin tuaj në vend të ndaluar, me automatizëm proces verbali i shkeljes dhe gjoba do t’u vijë në adresën e tuaj të banimit, pasi që kamerat e sigurisë veç më kanë regjistruar të dhënat e automjetit që ju drejtoni, lokacionin dhe orën e saktë.
Të anketuarit e TVM2 janë të ndarë në mendime sa i përket projektit “Safe City”. Disa mendojnë se kjo do të rrisë sigurinë e komunikacionit, e disa të tjerë mendojnë se do të vazhdojë avazi i vjetër.
“Po, i kam parë kamerat, ato janë për siguri dhe vlerësoj se janë të mira”, shprehet qytetari.
“Nuk besoj se do të ulin numrin e shkeljeve të rregullave në komunikacionin rrugor, sepse drejtuesit e automjeteve duhet të vetëdijesohen vetë, kamerat nuk e vetëdijesojnë askënd, ndërsa nëse parashikohen gjobat të vijnë me automatizëm në shtëpi, e atëherë duhet dhe e përshëndes”, theksoi qytetari.
“Do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, mendoj se janë më së të nevojshme. Gjobat duhet t’i vijnë secilit që bënë shkelje, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget kaosi në komunikacion”, shprehet qytetari.
“Mendimi im është se këto kamera duhej të vendoseshin më herët, pasi që vetëm përmes tyre mund të vendoset sado pak rend në komunikacion”, theksoi qytetari.
Përfaqësuesit e OJQ-së në vend, që merren me çështjen e rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, përshëndesin projektin “Safe City”, thonë se kamerat janë më së nevojshme për të vendosur, duke marrë parasysh se rreth 140 viktima për çdo vit regjistrohen në vend.
Sipas Igor Mitrevskit, rritja e sigurisë në komunikacion është i mundur edhe nëse së bashku me këtë projekt vendosen në funksion edhe njësitë e lëvizshme policore edhe nëpër rrugët tjera. Kërkohet edhe kthimi i pikave negative për ata që do të bëjnë shkelje më të vogla të rregullave në komunikacion.
“Këto sisteme të mbikëqyrjes së komunikacionit rrugor janë të mira dhe më se të nevojshme dhe po supozojmë se këto sisteme do të shkojnë së bashku me njësitë e lëvizshme policore që i planifikon MPB-ja për regjistrimin e shkelësve të rregullave në komunikacion edhe nëpër rrugët tjera të vendit. Në këtë drejtim do të kisha rekomanduar se së bashku me zbatimin e këtij projekti, të shkohet edhe me pjesën preventive të njohur si pikë negative ndaj atyre që bëjnë shkelje të vogla e që ishin të shfuqizuar në të kaluarën. Mendojmë se shkeljet e rregullave në komunikacion mund të definohen në dy kategori. Shkelje që janë të tolerueshme e që mund të kalojnë me pika negative fillimisht dhe shkelje të cilët nuk mund të tolerohen aspak”, u shpreh kryetari i OJQ-së “Medium” për uljen e viktimave në komunikacion, Igor Mitrevski.
Nga MPB-ja thonë se deri në mesin e vitit të ardhshëm kamera të tilla të sigurisë do të vendosen edhe në Tetovë dhe Kumanovë. Ky sistem, thonë nga MPB-ja, përveç se do të përndjekë shkelësit e rregullave në komunikacion, gjithashtu do të kontribuojë për të ulur krimin në vend.
“Qëllimi i projektit “Safe City” është rritja e sigurisë në komunikacion në zonën e qytetit të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, përmirësimi i sigurisë së qytetarëve, si dhe zvogëlimi i të gjitha llojeve të krimit.”, thonë nga MPB.
Prej korrikut të këtij viti, BE-ja mori vendim me të cilën detyroi industrinë automobilistike, që çdo veturë e re e prodhuar të ketë të instaluar sistemin “Even data recorder”, e cila në rast të aksidentit trafik të automjetet, 5 sekondat e para dhe pas aksidentit do të incizojë automjetin dhe do të punojë njëjtë si kutitë e zeza të aeroplanëve, të cilat më pas këto incizime do t’i shfrytëzojnë me ekspertiza të mëtejshme.
REXHEP QAMILI
