Maqedoni

Zhvillimi i barabartë rajonal, Memishi: Prioritet kanë rajonet më pak të zhvilluara

13.10.2024 16:09

Për nxitje të zhvillimit të barabartë rajonal nga Buxheti...

Për nxitje të zhvillimit të barabartë rajonal nga Buxheti i shtetit duhet çdo vit të ndahen më së paku 1% nga PBV, të cilat për financimin e projekteve shpërndahen sipas planeve rajonale, në pajtim me Vendimin për klasifikimin e rajoneve planifikuese dhe shkallën e zhvillimit.
 
Por pothuasje asnjëherë nuk është ndarë shuma e plotë për zhvillimin e rajoneve, mirëpo viteve të fundit vëreher trendi i rritjes së mjeteve të ndara nga buxheti për këtë dedikim tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të Statistikës. 
 
Drejtori i Byrosë për Zhvillim rajonal Daut Memishi për emisionin Biznes Plus në TVM2 deklaron se gjatë realizimit të projeketve nëpërmjet kësaj Byroje prioritet kanë rajonet më pak të zhvilluara por nuk lihen anash, edhe ato rajone të cilët kanë nevoj ëdhe më tej të zhvillohen.
 
“Prioritet të parë kanë të gjitha ata projekte të qendrave dhe komunave të cilat i kanë përfunduar punimet dhe procedura është që kryhet inspektimi nga ana e administratës së byrosë dhe pastaj kalon në pagesë dhe përfundon projekti. Për momentin kemi edhe disa mjete në dispozicion derisa të kryhen edhe disa projekte të cilët janë aktive. Kemi realisht më shumë kërkesa nga ana e komunave dhe nga ana e qendrave dhe më pak mjete realisht këtë vit, mirëpo edhe atë do të duhet me kërkesë në ministrinë e financave edhe ato mjete të na aprovohen deri në fund të vitin 2024 që në vitin 2025 të dalim em buxhet të ri dhe projekte të reja”, u shpreh drejtori i byrosë për zhvillim rajonal Daut Memishi.
 
Sa i përket 100 milion eurove të marra hua nga Hungaria, të cilat do të ju ndahen komunave Memishi shton së do të jenë një shtytje e madhe për Komunat si dhe kanë kërkuar që një pjesë e këtyre mjeteve të kalojnë nëpërmjet Byrosë për Zhvillim të Barabartë rajonal.
 
“Besoj se janë mjete të mjaftueshme dhe tepër të konsiderueshme për komunat dhe shpresoj që do të jetë një shtytje e madhe për komunat të cilët do të duhet të bëjnë projekte të kapshme për qytetarët. Ne si byro kemi bërë kërkesë që një pjesë e atyre mjeteve apo një përqindje të kalojnë nëpërmjet Byrosë për Zhvillim rajonal. Në qoftë se do të aprovohet ajo do të jetë edhe më mirë sepse byroja për zhvillim rajonal ka kapacitet të mjaftueshme për realizim e atyre projekteve.  Edhe nesë nuk realizohet nëpërmjet byrosë ne kemi kërkuar mjete shtesë vitin e ardhshëm për 2025 që të kemi sa më shumë mjete të cilët do të duhet ti mbulojnë komunat edhe qendrat e gjithë RMV-së që të dalim sa më mirë pas realizimit të atyre projeketeve”, theksoi Memishi.
 
Nga qeveria kanë njoftuar se gjatë 100 ditëve të kaluara janë investuar mbi 1 miliard denarë në 200 projektë të ndryshme në të gjitha 8 rajonet planore, si dhe nëpërmjet Byrosë për zhvillim rajonal në vitin vijues po realizohen 129 projektë në fusha të ndryshme si për efikasistet energjetik, infrastrukturë, mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimin e turizmit. 
 
GAZMEND KURTISHI