Maqedoni

Tetovë, oriendi shtëpiake hudhen aty ku se kanë vendin

13.10.2024 16:31

Kjo është pamja po thuasje në të gjitha vendet rreth kontinjerve në qytetin e Tetovës...

Kjo është pamja po thuasje në të gjitha vendet rreth kontinjerve në qytetin e Tetovës. Mbetje inerte nga divane, pllaka e orendi të ndryshme shtëpiake. Qytetarët e anketuar, thonë se kjo është munges kulture, dhe kjo dukuri sipas tyre ndodhë çdo ditë në orët e vona.
 
“Kjo nuk është aspka mirë.Duhet me i thirr për këtu nuk ka rend, me popullatën nuk mund të meresh vesht.Katër e gjysë shkoj punë unë atëher i hudhin mbeturinat. Këtu nuk ka kultur, as gjë mbeturina gjithandej”, shprehet qytetari.
 
“Nuk është e mir kjo gjë.Atje më lart shumë kanë hedhur. Duhet ti thirrin ato të Komunës por qytetarët duan sa më shpej ti hedhin mbeturin, nuk është e mir ajo punë. Ne nuk kemi kultur, kultura nuk na bënë hiç.Ne duhe të jemi më serioz shiko edhe tretuaret janë bllokuar”, theksoi qytetari.
 
“Komuna e Tetovës, bashkë me këshillin komunal kanë  vendosur që,mbeturinat inert të qytetarve ti bartin pa pagesë nga shtëpit e tyre deri në vendet e caktuara. Ndërkohë edhe pse Komuna e Tetovës e ka marrë një hapë të tillë,siç edhe po shihet qytetarët vazhdojn edhe më tej të hedhin mbeturinat inerte në afërsi të koshave të plehrave.Ndërsa nga komuna e Tetovës kanë paralajmëruar dënime të larta për të gjithë ato qytetar të cilët nuk e respektojn këtë vendim”.
 
“E pamë të arsyeshme që këtë shërbim ta kryejmë pa pagesë, me të vetmin qëllim që të shkojmë të ua marrim te shtëpia që mos t’i nxjerrin rreth kontejnerëve ose në kontejner. Mendojmë që kjo dukuri do të hiqet prej qytetit nëse shërbimi do jetë në nivel dhe pa pagesë”, u shpreh drejtori i NPK Tetova, Samet Bislimi.
 
Të gjithë qytetarët që kanë mbeturina inerte  mund të drejtohen në numrin e telefonit 044-331-167, çdo ditë pune, ku punonjësit e ndërmarrjes do ua marrin mbeturinat inerte pa pages.
 
Ndërsa nga inspektorati i Tetovës, thonë se janë në terren duke bërë kontrolle më të shpeshta në pikat më kritike ku hidhen mbeturinat inerte, dhe sipas tyre pasi do të identifikohen personat që nuk respektojn vendimet e Komunës së Tetovës, të njejtëve do ju parashtrohen gjoba të larta.
 
VISAR SADIKI