Maqedoni

Likovë, themelohet shoqata e bujqëve “Silvana”

13.10.2024 16:53

Të bashkuar në një shoqatë të vetme, fermerët e komunës së Likovës...

Të bashkuar në një shoqatë të vetme, fermerët e komunës së Likovës synojnë që të eliminojnë pengesat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen çdo ditë e më tepër. Shoqata e sapo themeluar “Silvana”, do të jet në shërbim dhe përkrahje të fermerëve të rajonit të Likovës dhe jo vetëm.
 
“Në kuadër të shoqatës së bujqëve “Silvana” kemi punuar në ngritjen e të gjitha sektorëve që kanë dalur si nevojë e të gjitha aktivivteteve të deritanishme kështuqë më tutje do të diskutojmë edhe për problemet me të cilat ballafaqohen bujqit në komunën e Likovës me çka do të debatojmë dhe do të janë pjesë e programs së ardhëshme të vitit 2025/28. Në këtë shoqatë përveç bujqësisë kemi edhe degë apo sektorë të tjerë, mirëpo sot do ti dëgjojmë hallet dhe problemet e bujqëve dhe ne si kryesi do ti evidentojmë ato probleme”, u shpreh kryetari i shoqatës së bujqëve “Silvana”-Likovë, Ibrahim Alili.
 
Përveç sfidave dhe problemeve të shumta që po ballafaqohen fermerët e kësaj zone, viteve të fundit evidente dhe që zë vend një fenomen i pashmangshëm është migrimi pothuaj se masiv i popullatës së këtyre anëve, me çka po mungon edhe fuqia puntore.
 
“Mërgimi, shpërngulja, nuk kemi fuqi puntore. Jeni dëshmitarë se kjo klasë, ky target grup që prezentojmë nuk munden ta zhvillojnë bujqësinë ne ku pretendojmë si shoqatë por sigurisht se ne do të mbledhim force dhe energji që të vazhdojmë me aktivitet tona.Ne këto brenga do të mundohemi në mënyrën më njerzore, transparente, me programe me platformë e projekte t’i ofrojmë bashkëpunim qoftë komunës së Likovës, ministrisë së Bujqësisë apo edhe Qeverisë së RMV”, theksoi Alili.
 
Nga kjo shoqatë apelojnë deri tek fermerët që t’i bashkohen kësaj nisme me qëllim arritjes sa më lehtë synimeve të tyre, gjithashtu nga këtu u bëjnë thirrje institucioneve shtetrore që të janë të hapura për bashkëpunim dhe t’i shtrijnë dorën e përkrahjes dhe motivimit fermerëve.
 
FATLUM AQIFI