Maqedoni

Ndryshimeve kushtetuese, Rokas: Vështirë të pranohet zbatimi i prolonguar

13.10.2024 17:15

Vështirë se do të mund të pranohet propozimi i qeverisë së RMV-së...

Vështirë se do të mund të pranohet propozimi i qeverisë së RMV-së për zbatimi i prolonguar i ndryshimeve kushtetuese nga Bashkimi Evropian. Kështu u shpreh shefi i ri i delegacioni të BE-së në vend Mihalis Rokas në intervistën e dhënë për MIA.
 
Sipas tij, BE është e vetëdijshme për popozimin e Qeverisë por procesi i zgjerimit, thekson ai, është i bazuar në unanimitet nga të gjitha 27 vendet anëtare.
 
“Zgjerimi është një proces i bazuar në unanimitet, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë propozim të Qeverisë. Mendimi im modest është se vështirë se do të pranohet. Është thelbësore të sigurohemi që jemi të vetëdijshëm për këtë kontekst. Vendimi për ndryshime kushtetuese është vendim sovran i Qeverisë dhe është shumë i rëndësishëm. Ne kemi respekt të jashtëzakonshëm për mënyrën se si Qeveria dëshiron të vazhdojë dhe zgjidhjet që dëshiron të arrijë”, tha Rokas për MIA-n duke shtuar se ai personalisht sheh përkushtim të madh nga ana e qeverisë që po punon dhe ndiqen rekomandimet e BE-së. 
 
Tani prioritet i qeverisë duhet të jenë reformat në drejtësi, sidomos ligjin për Këshilin Gjyqësor me të cilin njëherë e përgjithmon do të saktësohet forma ligjore se cili është roli i tij, si zgjidhen dhe shkarkohen gjykatësit si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tha Rokas. 
 
"Pra, ka shumë elementë që puna është e madhe dhe ka ecur relativisht shpejt, kjo është fusha kyçe për gjithçka, lufta kundër korrupsionit, tërheqja e investimeve, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Unë shoh se ka një angazhim të drejtë edhe nga BE-ja dhe ka një mbështetje të madhe për projektet aktuale apo projektet që do të përshtaten sipas legjislacionit të ri, me ç'rast presim që qeveria ta miratojë në muajt në vijim", theksoi Rokas.
 
Ambasadori evropian Rokas poashtu ka folur edhe Planin për Rritjen e Ballkanit Perëdnismor i cili sipas tij, ky është projekt solid dhe i fuqishëm i cili ndihmon dhe përgadit vendet e ballkanit drejt integrimit të plotë në BE. 
 
Dallimi midisi mjeteve të parashikuara të IPA-së dhe Planit për Rritjes është se parat e IPA-së janë dedikuara për sektorët, ndërsa mjetet e Planit për Rritje mundësojnë përdorimin e tyre sipas prioriteteve të Qeverisë, me çka tha Rokas, integrimi gradual në tregun e brendshëm të BE-së është diçka paprecedentë dhe është rezultat i angazhimit të sinqertë të BE-së për vendet e rajonit. 
 
REXHEP QAMILI