Maqedoni

Rritja e pagave tëmësidhënësve, Filipçe: Rritja ishte simbolike larg nevojave

13.10.2024 17:37

Pushteti dhe opozita të ndarë në qëndrime rreth rreth marrveshjes së qeverisë me SAShK-un...

Pushteti dhe opozita të ndarë në qëndrime rreth rreth marrveshjes së qeverisë me SAShK-un për rritjen e pagave të mësimdhënësve prej 5%. Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, kosideron se Qeveria e VMRO DPMNE-së në mënyrë simbolike ka rritur pagat e mësimdhënësve, e që që nuk është e mjaftueshme për mësimdhënësit.Ai ka akuzuar VMRO-DPMNE-në për premtime të rrejshme ndaj qytetarëve.
 
“Çfarë duheshte të bënte, të kishte rritur ligjërisht pagat për 12%, Por çfarë bënë?  Vetëm  5% dhe atë nën presionin e opinionit dhe partisë sonë. Kjo nuk është një zgjidhje dinjitoze. Kjo është një përpjekje për të qetësuar revoltën me një rritje simbolike që është larg asaj që është e nevojë reale për mësimdhënësit tanë. Kur ishte LSDM në pushtet, ne ishim përkujdesur, i përkrahnim dhe ua rritnim pagat vazhdimisht dhe më e rëndësishmja, e bëmë sipas ligjit dhe kontratës.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipce. 
 
Rritja e pagave tëmësidhënësve, Janevska: Sigurohet rritje në kontinuitet
 
Por ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska besen se mësimdhënësit janë të kënaqur me marrëveshjen që do të sigurojë rritje të pagave në kontinuitet.
 
“Sinqerisht shpresoj se mësimdhënësit dhe personeli tjetër nëpër shkolla do të jenë të kënaqur nga përpjekjet që i bëmë sepse ishin përpjekje serioze. Ajo që është e rëndësishme të themi se në marrëveshjen tonë në realitet flasim për marrëveshje shumë vjecare që sigurohet rritje e pagave në kontinuitet të mësimdhënësve dhe personelit tjetër në një vlefshëmri prej katër viteve dhe që do të jetë pjesë e marrëveshjes kolektive që do ta nënshkruajmë në muajin shkurt”, shprehet ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
 
SASHK-u dhe Qeveria dit më parë njoftuan për arritjen marrëveshjes që siguron rritjen e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm  fillimisht për 5  për qind, duke u përllogaritur rritja që nga ky muaj.Qeveria dhe SAShK-u dakorduan që deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm të nënshkruhet marrëveshja koleltive ku njëherit do të përcaktohet saktë koeficienti i vendeve të punës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI