Sportet E Tjera
Shqipëria fituese e edicionit të parë “Mentaz Allajbegu”, Liria me gjashtë medalje
27.04.2015 11:41
Gjatë ditës së shtunë, na pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur edicioni I parë I turneut memorial në mundje për junior dhe kadetë, “Mentaz Allajbegu”...

Federata e Mundjes së Kosovës, me në krye njeriun numër një të saj, Naim Muja, organizuan këtë manifestim, që mëton të jetë tradicional në të ardhmen, duke dëshmuar se nuk kanë harruar mundin dhe sakrificën që e kishte dhënë në të kaluarën për mundjen kosovare dhe ate shqiptare në përgjithsi, arsimtari dhe trajneri I ndjerë, Mentaz Allajbegu.
Naim Muja, ishte I përplotë me fjalë miradie për arsimtarin e tij, duke premtuar se do të orvatet dhe do të bëj cmos, që këtë turnir të mund ta fut edhe në kalendarin e federatës ndërkombëtare të mundjes.
Të gjithë që jemi të kyqur në mundjen e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, e kemi një qëllim, të qojmë amanetin e Mentaz Allajbegut në vend, është shprehur kryetari I klubit të mundjes Liria, Betim Vrenezi.
Të cekim që në këtë klub, Allajbegu I bëri hapat e parë si trajner dhe prej këtu, arriti të nxjer edhe kampion olimpik, botëror dhe evropian.
Në mesin e të ftuarve special në edicionin e parë të këtij turneu, ishin edhe familjarët më të afërt të Mentaz Allajbegut. Ata, u shprehën mirënjohës për faktin se Kosova nuk e ka harruar sakrificën e Allajbegut.
Sa I përket garave, në edicionin e parë të këtij turneu, morrën pjesë më shumë se 10 klube nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Nga vendi ynë, klubi I mundjes Liria fitoi dy vende të para, përmes Halit Osmanit në kategorinë deri në 46 kilogram dhe Elmedin Sejfullaut, në kategorinë deri në 55 kilogram.
Të argjentë ishin Omer Fuga, Rijad Rexhepi dhe Isuf Sahiti, ndërsa I bronztë mbeti Amir Rexhepi.
Klubi i mundjes Uskana nga Kërcova, fitoj dy vende të treta, përmes Abdi Nuredinit dhe Amet Mersimit, ndërsa ekipi “7 Maj” nga Prilepi, fitoj një vend të dytë dhe një të tretë.
Sa i përket plasmanit ekipor, Shqipëria ishte e para, para Kosovës dhe klubit të mundjes Liria.
Individualisht, mundës më I mirë I turneut u shpall vendasi Drilon Syla, ndërsa teknik më I mirë u zgjodh Orges Lila nga Shqipëria.
MUSTAFA ADEMI
