Maqedoni
“Balancuesi”, Fetai: Me rëndësi të miratohet ligj i ri
13.10.2024 17:59
Zëvendeskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai tha se është më rëndësi...

Zëvendeskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai tha se është më rëndësi që të miratohet ligj i ri për përfaqësim të drejt dhe akdekuat, ku e drejta kushtetuese tani më do të bëhet detyrim ligjor me mekanizma të sakta kontrolli.
Sipas tij, një zgjidhje e tillë ligjore me vite ka munguar, duke marr parasys se ballancuesi është keqpërdorur. Si asnjëherë më parë, nuk ka pasur vullnet i sinqertë politik për të sjellur këtë ligj si tani, tha Fetai.
“Mekanizmi i balancuesit ishte një vegël digjitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimit. Tani kur e kemi parasyshë këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit përderisa gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë në vend, kjo nuk vlen për një grup të caktuar, por është një mekanizëm i cili nuk është i vlefshëm për asnjë. Kjo nuk ndalon punësimet natyrisht, do të vazhdojë të këtë punësime sipas parimit Kushtetues të përfaqësimit të drejtë adekuat”, u shpreh zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai.
Fetai premton se i gjithë procesi prej momentit të propozimit e deri në miratimin e këtij ligji do të jetë transparentë. Thotë se do merren parasysh jo vetëm vlerësimet e gjithë opinionit në vend, por edhe ai ndërkombëtar përshirë edhe vlerësimin e Komisionit të Venecies i cili përputhet me praktikat ndërkombëtare të Këshillit të Evropës.
“Për këtë ligj flitet vite m rradh dhe ky ligj është vonuar 22 vite. Ky ligj është dashur të sillet që në momentin kur është miratuar amadamenti 6 i Kushtetutës, sepse një e drejt që figuron vetëm në Kushtetut, pa mekanizëm zbatimi dhe kontrolli është një e drejtë që nuk vlen. Do të kemi ligj, kjo është me rëndësi. Procesi do të fillojë nga Parlamenti do të ketë përfshirje të ekspertëve, qytetarëve dhe të shoqerisë civile dhe do të shihni se do të jetë një proces tejet transparent”, theksoi Fetai.
“Balancuesi”, VMRO-DPMNE: BDI ishte pajtuar për shfuqizimin e tij
Në këtë drejtim ka reaguar edhe VMRO-DPMNE, ku arsyetuan qëllimin e mirë që synojnë të arrijnë me këtë propozim ligj. Përseritën qendrimin e tyre se BDI në pushtet ishte pajtuar për t’u hequr balancuesi dhe akuzuan se tashmë po kërkojnë arsyje për të destabilizuar vendin.
“BDI në pushtet në vitin 2023 mori pjesë në përpilimin e Strategjisë për reforma të administratës 2023-2030, në të cilën mes tjerësh nënvizohet se balancuesi është keqpërdorur dhe i njëjti duhet të shfuqizohet. BDI pranoi shufqizimin e ballancuesit nga pozita në pushtet dhe aso kohe nuk bënte thirrje për protesta, sepse ishin të fokusuar në tendera të dyshimta dhe luajtjen e futbollit nëpër zyre”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
BDI: Ligji duhej miratuar para shfuqizimit
I minënjëherëshëm ishte reagimi i BDI-së ku hodhën posht se ata kanë mbështetur një strategji të tillë për heqjen e balancuesit. Ata vlerësojnë se pr/ligji i cili e paralajmëron Qeveria, duhej të miratoheshte para shufuqzimit të ballancuesit, e jo tani.
“Ligji për përfaqësim të drejt nuk e di se si do ta bëjnë, se çfarë do të ketë në atë ligj. Atë është dashur ndoshta të bëjnë para se të sillet vendimi për heqjen e ballancuesit, pra të bëhet një debatë publik më parë të tregohet të jipet si pr/ligj dhe pastaj ta shohim se është më mirë”, theksoi Dijana Toska nga BDI.
I pyetur nëse ka një kornizë kohore në të cilin do të duhet të miratohet ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, Fetai nuk dëshiroi të flas me afate kohore. Me rëndësi sipas tij, është se egziston vullnet i sinqert politik për fillimin e procesit. Sipas tij, mënyra më e mirë është që këtë ligj të miratohet me konsesus në Kuvend.
REXHEP QAMILI
