Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese Filipçe: Nëse pajtohet BE mbështesim efektin e prolonguar

13.10.2024 19:05

LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta pengojë të ardhmen e vendit...

LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta pengojë të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve për përfitimin e saj politik, por nuk do të jetë mbulesë për politikat e dështuara të Mickoskit, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe teksa mori pjesë në një tubim në fshatin Selcë në Prilep.
 
Ai nuk beson se kryeministri do të ketë sukses në paralajmërimet që të sigurojë konsensus në BE për ndryshime Kushtetues eme efekt të prolongur, por thotë se do ta mbështesin nëse sigurohet një gjë e tillë. 
 
“Dy persona e demantuan kryeministrin në paralajmërimet e tij, së pari ministri i tij Murtezani i cili thotë se një gjë e tillë është e papranueshme për Bashkimin Evropian dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë z. Rokas i cili të njëjtën gjë e tha në një deklaratë në Shkup. Dhe për të qenë konkret, presim që kryeministri të sigurojë këtë mbështetje e cila arrihet me konsensus në Bashkimin Evropian që do të pranojnë të kenë ndryshime kushtetuese me efekt të prolonguar dhe kur ta arrijë këtë, ne do ta mbështesim absolutisht”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.