Botë

Mbledhje urgjente e qeverisë Izraelite, merret një vendim për të sulmuar Iranin

13.10.2024 18:43

Kryeministri izraelit Netanyahu thirri një mbledhje urgjente të kabinetit...

Objektivat për reagimin e planifikuar ndaj sulmit raketor iranian janë duke u ngushtuar. Uashingtoni siguron se nuk ka indikacione për shënjestrimin e objekteve bërthamore, objektivi do të jetë infrastruktura ushtarake dhe energjetike. Teherani ka thënë se do të hakmerret ndaj çdo sulmi izraelit.
 
Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten çdo orë. SHBA po shqyrton dërgimin e një sistemi të ri antiraketë në rajon, ndërsa sulmet midis Izraelit dhe Hezbollahut përtej Linjës Blu po intensifikohen. 
 
“Këtu, në këtë fshat, kishte terroristë të fshehur. Betejat ballë për ballë. Ushtarët e mi i shikojnë terroristët në sy dhe i luftojnë ata në rrugë," u shpreh një kolonel i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Yaniv Malka.
 
Katër vullnetarë të Kryqit të Kuq u goditën në një sulm ajror në Libanin jugor. Në Gaza – sulme të reja dhe viktima civile në Nuseyrat dhe Jabalia.
 
“Ata i bombarduan derisa ai dhe gruaja e tij ishin në shtëpinë e tyre, të sigurt, ndërsa ata ishin duke fjetur, të gjithë fëmijët e tij u vranë”. Ata u zhdukën të gjithë në një çast”, theksoi vëllai i një viktime Mohammad Abu Ghali.
 
"Ata hodhën fletëpalosje, ne u larguam për të kërkuar një vend të sigurt për të qëndruar, por nuk ka vend të sigurt këtu", theksoi një banor i Jabaliya, Saed Mohra.
 
Presidenti francez Macron u bëri thirrje militantëve të ndalojnë sulmet ndaj Izraelit. Kryetari i parlamentit iranian, i cili vizitoi Bejrutin pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite, premtoi mbështetje për popullin libanez dhe palestinez.
 
“Irani është i gatshëm të dërgojë ndihmë për të lënduarit, të zhvendosurit nën mbikëqyrjen e qeverisë libaneze nëse qeveria krijon një korridor ajror në Bejrut” , u shpreh kryetar i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
 
Në një deklaratë nga Pentagoni, pas bisedës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes Austin me homologun e tij izraelit Gallant, u theksua mbështetja e palëkundur e SHBA-së për Izraelin.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI