Botë
Mbi 30 pasagjerë të lënduar në një fatkeqësi autobusi në transportin publik në Zagreb
27.04.2015 11:44
Mbi 30 pasagjerë janë lënduar, prej të cilëve disa më rëndë, kur sot në mëngjes në Zagreb u përplasën një automjet dhe një autobus i transportit publik...

Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i autobusit është përpjekur t'i shmanget përplasjes me automjet dhe më pas e ka goditur një shtyllë për ndriçim publik, transmeton agjencia Hina.
Në terren po vijon intervenimi i ndihmës mjekësore urgjente dhe është duke u bërë ekspertizë.
Index.hr. publikoi se, sipas informacioneve fillestare, janë lënduar 30-të persona, prej të cilëve disa kanë lëndime të rënda, si dhe se autobusi ka qenë plot me pasagjerë./mia
