Sesioni i parë i procesit të Berlinit, takim i krerëve të qeverive nga Ballkani Perëndimor
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Në delegacionin e udhëhequr nga Mickoski janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Evropiane, Timço Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Orhan Murtezani.
Siç paralajmëruan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë është planifikuar pjesëmarrje dhe konferencë e përbashkët për shtyp e kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc dhe Ursula von der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian dhe nikoqire e Samitit të ardhshëm. Pjesëmarrës në takim tradicionalisht janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e tyre mbështetëse Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia dhe nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe presidenca e radhës me Këshillin e BE-së, Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Zyra rajonale rinore (RYCO). Janë planifikuar edhe takime tjera dypalëshe të kryeministrit Mickoski.
