Hezbollahu sulmon me dronë Izraelin

14.10.2024 12:44

Një sulm me dron i Hezbollahut...

Një sulm me dron i Hezbollahut në një bazë ushtarake në Izraelin qendror vrau katër ushtarë dhe plagosi rëndë shtatë të tjerë, tha ushtria izraelite, në sulmin më vdekjeprurës nga grupi militant që kur Izraeli filloi pushtimin tokësor të Libanit gati dy javë më parë.

Hezbollahu e quajti sulmin pranë qytetit Binjamina si hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Bejrut të enjten që vranë 22 persona.

Shërbimi kombëtar i shpëtimit i Izraelit tha se sulmi plagosi 61 vetë. Me sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore të Izraelit, është e rrallë që kaq shumë njerëz të lëndohen nga dronët ose raketat.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë gjatë vitit, që nga fillimi i luftës në Gazë dhe luftimet janë përshkallëzuar.

Mediat izraelite raportojnë se dy drone të Hezbollahut u gjurmuan nga Forcat Ajrore izraelite të dielën mbrëma, njëri u qëllua në brigjet afër Haifës, ndërsa ushtria humbi gjurmët e të dytit.

Droni supozohet se është rrëzuar ose është përgjuar pasi ka rënë nga radarët e IAF-it. Sulmi vrau katër ushtarë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. IDF-ja thotë se 10 predha kanë kaluar në zonën e Haifas këtë mëngjes nga Libani, pa raportuar të lënduar.