Botë

Sasi rekorde e mbeturinave elektronike në botë

27.04.2015 12:03

Gjatë vitit të kaluar në depot në mbarë botën ka përfunduar sasi rekorde e mbeturinave elektronike...

Më shumë mbeturina kanë gjeneruar pikërisht vendet të cilat më së shumti lavdërohen me vetëdijen e tyre të zhvilluar ekologjike.
 
"Bota përmbytet në mbeturinat e veta, më saktë mbeturinat elektronike. Çmimi i revolucionit teknologjik vjen edhe në formë për të cilën më së shumti  flitet, e ato janë mbeturinat. Ndërsa orteku i tij kërcënohet  të na bllokojë të gjithëve", njofton televizoni "Al Xhezira Ballkans".
 
Vetëm gjatë vitit të kaluar në depo kanë përfunduar pothuajse 42 milionë tonë të ashtuquajtura e-mbeturina, që kryesisht e përbëjnë frigoriferët, lavatriçet dhe aparte të tjera për amvisëri me afat të skaduar.
 
Sipas hulumtimit të Kombeve të Bashkuara, vetëm më pak se një e gjashtëdhjeta nga këto mbeturina riciklohen./mia