Abetarja e unifikuar shqipe iu shpërnda edhe nxënësve të Gostivarit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadorin e Shqipërisë në vend, Denion Meidani, u.d. kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKShShM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të shkollës fillore “Ismail Qemali” të Gostivarit, nga ku nxënësit do të mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me këtë rast theksoi se kjo abetare, mes tjerash, do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.
Solemnisht, aktiviteti u zhvillua në shkollën fillore "Ismail Qemali" të Gostivarit, nga ku kryetari i komunës, Valbon Limani, tha se abetarja do të shpërndahet edhe në të gjitha shkollat e komunës. (Lulzim Aziri, TVM2)
