Botë
Prishtinë, Mustafa: Serbia duhet të japë përgjigje për të pagjeturit
27.04.2015 12:07
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje për zhdukjen e qytetarëve kosovarë...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje për zhdukjen e qytetarëve kosovarë dhe për "krimet monstruoze" që forcat ushtarake dhe paramilitare të saj i kanë kryer në Kosovë. Komentet e Mustafës vijnë në Ditën e Personave të Pagjetur të Luftës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”- ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.
