Botë
Më shumë se një milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë pas tërmetit në Nepal
27.04.2015 12:34
Rreth një milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare pas tërmetit shkatërrues në Nepal...

Rreth një milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare pas tërmetit shkatërrues në Nepal, në të cilin kishte rreth 3.200 viktima, vlerësoi sot UNICEF.
"Pas tërmetit që e goditi Nepalin, mijëra fëmijë dhe familjet e tyre flejnë në qiell të hapur dhe ka rrezik nga përhapja e sëmundjeve, kumtoi organizata e specializuar e Kombeve të Bashkuara".
"Të paktën 940.000 fëmijë, të cilët jetojnë në zonat e goditura nga lëkundja në Nepal kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare", shkruhet në kumtesë.
"Për shkak të sasisë jo të mjaftueshme të ujit të pijshëm dhe objekteve sanitare, fëmijët janë të ekspozuar në sëmundje që përhapen përmes ajrit, ndërsa disa fëmijë janë të ndarë nga familjet e tyre.
UNICEF mobilizon ekipe dhe në Katmandu do të dërgojë dy aeroplanë transportues me 120 tonë ndihmë humanitare, mes të cilëve ka edhe ilaçe, tenda dhe mbulesa./mia
