Botë

Një i vdekur e disa të plagosur pasi treni përplaset me pemën

14.10.2024 18:35

Të paktën një person ka vdekur dhe gjashtë u plagosën në një aksident hekurudhor në SHBA...

Treni i pasagjerëve ishte përplasur me një pemë që kishte rënë në binarë pranë qytezës së Bordentown, New Jersey, mëngjesin e të hënës.
 
Linja River Line ka pezulluar udhëtimet mes zonave Roebling e Bordentown.
 
Raportimet thonin se pema kishte rënë mbi trenin kur ai ishte në binarë. Mjeti kishte 45 pasagjerë në bord në kohën e incidentit, përfshi stafin.
 
Nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së pasagjerit tragjik, por të plagosurit nuk ishin në gjendje serioze.
 
Aksidenti kishte ndodhur në një zonë me biznese magazina të shumta, shkruan rrjeti IBCNews./Top Channel