Shqipëria hap negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Kjo është një ditë historike për Shqipërinë

15.10.2024 10:18

Shqipëria do të jetë vendi i parë kandidat...

Shqipëria do të jetë vendi i parë kandidat për anëtarësim që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së modifikuar të zgjerimit. Konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të mbahet sot në Luksemburg, ku do të hapen negociatat.

Grupi i parë mbulon reformat themelore dhe hap rrugën për fillimin e negociatave për kapitujt e grupeve të tjera.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030. Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitullin e parë.

“Jemi shumë të përkushtuar ndaj BE-së që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës. Ne nuk kemi hequr kurrë dorë, sepse për ne BE-ja është shumë e rëndësishme.  Për ne BE-ja është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanë dhe është i vetmi vend ku garantohet demokracia. Dua të falënderoj Vladimir Putinin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa ne brenda Bashkimit Evropian. Janë detyra shtëpie për t’u bërë, një mal për t’u ngjitur dhe ne tani jemi në maja e sipër me një vullnet të plotë. Shqipëria në BE do të jetë brenda vitit 2030! Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030.”, tha Rama.

Edhe  komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, përgëzoi Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.

“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera.”,  shkroi Varheji në rrjetin X.