Çair, plagoset me armë zjarri një 35 vjeçarë

15.10.2024 10:42

Një person me iniciale E. A, i moshës 35 vjeçare...

Një person me iniciale E. A, i moshës 35 vjeçare, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në komunën e Çairit në Shkup.

Siç bën të ditur policia personi në fjalë është plagosur në këmbë. Të plagosurin e ka dërguar në spital vëllau i tij, i cili ka thënë se 35 vjeçari është plagosur deri sa po ecte në këmbë në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

Siç thotë policia, incidenti ka ndodhur sipas të gjitha gjasave për shkak të borxhit. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, dhe po merret me zbardhjen e rastit.