Mickoski: Gjermania, aleat i RMV-së në eurointegrime
15.10.2024 11:19
Në margjinat e Procesit të Berlinit...

Në margjinat e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, theksoi përshtypjet e takimeve të shumta me politikanët pjesëmarrës në samit.
Nga samiti ka marr porosi të qartë se Gjermania dhe vendet tjera evropiane e përkrahin fuqishëm procesin eurointegrues të vendit.
Kryeministri nga Berlini tha se mbetet i hapur për të biseduar me këdo, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së vërtetë me përfundim të qartë, anëtarësimi i vendit në BE.
