Egnatia plas bombën, prezanton mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Veseli
Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia...
Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, ka plasur bombën, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin e njohur të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, njofton “infOSport.mk”.
I formuar tek skuadra e njohur angleze e Mançester Junajted, 31-vjeçari pa dyshim se do të jetë një vlerë e shtuar e klubit nga Rrogozhina, por në përgjithësi edhe e kampionatit elitarë të Shqipërisë.
Veseli, te Egnatia vjen si agjent i lirë, pas përfundimit të bashkëpunimit me skuadrën turke të Karagumruk që në fillim të korrikut. Ai pas vetes ka një karrierë të bujshme, duke provuar veten të luaj në Angli, Zvicër, Itali, Francë dhe Turqi, ashtu që eksperienca e tij do të jetë e mirëseardhur për klubin rrogozhinas, që edhe këtë vit pretendton titullin e kampionit.
Veseli me Egnatian ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, ndërsa i njëjti u prezantua në ambientet e klubit nga Presidenti, Agim Demrozi.