OKB-ja nuk do të tërheqë paqeruajtësit nga Libani
Kombet e Bashkuara thonë se paqeruajtësit në Libanin jugor...

Kombet e Bashkuara thonë se paqeruajtësit në Libanin jugor do të qëndrojnë në pozicionet e tyre, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Izraelit që ata të largohen nga rruga e forcave të tij atje.
Kreu i operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix u tha gazetarëve në Nju Jork se vendimi për të mbajtur forcën UNIFIL kishte mbështetjen e plotë si të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të shteteve anëtare që kontribuonin me trupa. Kreu i paqeruajtësve të saj tha se ishte thelbësore që helmetat blu të qëndrojnë në vend, për të kryer mandatin që u është dhënë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe për të ndihmuar popullatën civile.
Izraeli argumenton se OKB-ja ka dështuar të ndalojë Hezbollahun nga ndërtimi i tuneleve dhe pozicionimi i armëve dhe raketa pranë kufirit, në kundërshtim me marrëveshjen që i dha fund luftës së fundit atje 18 vjet më parë.
OKB-ja thotë se misioni i saj është të mbështesë palët në konflikt dhe jo të zbatojë marrëveshjen.
Ajo ka akuzuar Izraelin se ka shënjestruar qëllimisht bazat e tij, me pesë paqeruajtës të plagosur javën e kaluar, një akuzë e refuzuar nga Netanjahu.
Në një deklaratë tjetër ai tha se Izraeli do të bënte të pamundurën për të parandaluar incidente të tilla, por se paqeruajtësit e OKB-së duhej të dilnin nga rruga e keqe.
