Maqedoni

Izet Mexhiti: E vetmja alternativë është BE e NATO

16.10.2024 10:19

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV-së...

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV-së, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në BE. Ndërkohë Mexhiti ka siguruar që e vetmja alternativë e vendit është BE dhe NATO. 
 
“Ne si shqiptarë së bashku me partnerët tanë strategjik dhe partnerin e koalicionit në qeveri po punojmë për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Ne jemi optimist se do të gjendet zgjidhje. E vetmja alternativë është BE dhe NATO, sepse vetëm kjo garanton stabilitet dhe mirëqenie në vend”, ka thënë Mexhiti.