Maqedoni
Izet Mexhiti në ZOOM: Përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush (VIDEO)
16.10.2024 10:23
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV-së...

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV-së, ka deklaruar se përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush.
“Vendimet me Nënshkrimet e ministrave të pushtetit të kaluar për shfuqizimin e balancuesit janë identik me vendimin e Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush”, ka thënë Mexhiti.
