Propozim-ndryshimet e Ligjit për banim në seancë komisioni
Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për transport...

Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor. Në rendin e ditës së këtij Komisioni ka një pikë – Propozim i Ligjit për plotësimi e Ligjit për banim në lexim të parë, i propozuar nga deputetët e partisë politike “E majta”.
Siç thuhet në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, me propozim ligjin do të plotësohet dispozita e nenit 65 të ligjit amë në lidhje me masën maksimale të qirasë vjetore për një banesë dhe do të rregullohen dispozitat penale për mosrespektimin e kësaj dispozite.
“Në Ligjin për banim, në nenin 65, pas paragrafit 3, shtohet paragrafi i ri 4, i cili thotë: “(4) Shuma e qirasë në nivel vjetor nuk mund të jetë më e madhe se 3% e vlerës së banesave e përcaktuar në përputhje me metodologjinë për përcaktimin e vlerës së banesës nga paragrafi (3) i këtij neni”. Neni 2 – Në nenin 126, pika 1, pas pikës 5, shtohet një pikë e re 5-a, e cila thotë: “5-a) lëshon ose përdor një banesë ose një pjesë të një banese me qira ose nënqira në kundërshtim me shumën e përcaktuar në nenin 65 paragrafi (4) të këtij ligji”, thuhet në sqarimin për këtë zgjidhje ligjore.
