Tërmeti trondit Turqinë
16.10.2024 11:08
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi të mërkurën provincën Malatya të Turqisë lindore...

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter është regjistruar në Malatja të Turqisë Lindore. Thellësia, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, është 9 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në lindje të qytetit të Malateas.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, por mediat e huaja raportojnë se qytetarët kanë dalë të tmerruar në rrugë.
Turqia ka një historik tragjik të tërmeteve shkatërrimtar.
Kujtojmë që më 6 shkurt të 2023-shit, nga tërmeti shkatërrimtar në kufirin turko-sirian humbën jetën mbi 4.200 persona, ndërsa mbi 18.000 persona u plagosën.
