Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kundër themelimit të Akademisë Shqiptare të Shkencës
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, është shprehur kategorikisht kundër idesë së koalicionit VLEN për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencës dhe Arteve. Në reagimin e tij, Filipçe thotë se LSDM-ja nuk përkrah institucione paralele dhe se shkenca nuk mund të etnizohet.
“Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Ekziston një precedent për krijimin e institucioneve “etnikisht të pastra” dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga akademikët aktual.”
“LSDM-ja nuk do të përkrahë asnjë paralelizëm në institucione. Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë. Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja hesht ndaj kësaj ideje dhe kështu e aprovon. LSDM-ja do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që duhet ta financojnë këtë projekt,” - ka thënë Filipçe.
