Botë

Serbi: Arrestohen 15 kontrabandues të dyshuar të migrantëve

27.04.2015 15:16

Ministria e brendshme e Serbisë ka thënë se policia ka arrestuar 15 persona që dyshohet se bënin trafikim të migrantëve...

Prej fillimit të këtij viti deri në muajin mars, grupi i dyshuar kriminal akuzohet se ka kontrabanduar mbi 200 migrantë nga Siria, Iraku dhe Pakistani përgjatë kufirin nga Bullgaria në Serbi. 
 
Migrantët e kanë pasur për qëllim që të hyjnë në Hungari. 
 
Autoritetet serbe kanë thënë se migrantët është dashur të paguajnë nga 1 mijë euro për udhëtimin deri në Hungari. 
 
Serbia, si vend që aspiron anëtarësimin në BE, është zotuar se do ta ndalojë trafikimin me njerëz. 
 
Vendet e Ballkanit perëndimor janë rruga kryesore për në BE e migrantëve që vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme. 
 
Shumë migrantë e bëjnë këtë rrugë nga Lindja e Mesme, përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë për të arritur në vendin e parë të BE-së dhe zonës shengen, Hungari./evropaelire