Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Do të ngremë flamurin e Skënderbeut në BE

16.10.2024 12:34

Kryeministri Edi Rama...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale pas çeljes zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas kreut të Qeverisë, Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Evropës së Bashkuar në Bruksel.

“Po ju flas me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Evropës së Bashkuar në Bruksel. Ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar!”, shkruan Rama.