Maqedoni

Akuza e ministrit Fillkov, Lloga: Letra është marrë në mënyrë elektronike

16.10.2024 16:16

Pas akuzës së ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, reagoi ish-ministri, Lloga....

Pas akuzës së ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, reagoi ish-ministri, Lloga.
 
“Letra nga Misioni i Vlerësimit të BE-së është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri, Mariçiq; kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte për publikun, ndërsa pjesa tjetër e klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik, Vllado Kambovski.”, thuhet në reagimin e ish-ministrit, Lloga.