Liga e Kombeve, Spanja mundi Serbinë shkon në ¼ finales
16.10.2024 17:04
Kampioni aktual evropian Spanja është përfaqësusja e dytë e cila ka siguruar kualifikimin në ¼ e finales së Ligës së Kombeve...
Kampioni aktual evropian Spanja është përfaqësusja e dytë e cila ka siguruar kualifikimin në ¼ e finales së Ligës së Kombeve edhe atë falë fitores 3:0 ndaj Serbisë. Me këtë fitore spanjollët në Grupin A4, kanë 10 pikë, ose 3 më shum se Danimarka e cila në transfertë barazoi 2:2 me Zvicrën. Para Spanjës, kualifikimin në ¼ e finales e kishte siguruar Gjermania. Skocia fitoi pikën e saj të parë, me një barazim pa gola që do të thotë se Portugalia e pamposhtur në Grupin A1, nuk është ende matematikisht e sigurt për vendin e tetë të fundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Këta rrezikohen nga kroatët që kanë 7 pikë në pozitën e dytë ose 3 më pak se Portugalia.
Pasi i fitoi tre ndeshjet e mëparshme në shtëpi, Irlanda e Veriut ngriti efikasitetin e saj me një fitore 5-0 kundër Bullgarisë, 21-vjeçari Isaac Price, ishte figura qëndrore e kësaj ndeshje duke shënuar një hat-trick të parë në karrierë. Irlanda e Veriut, me 7 pikë e kryeson renditjen e grupit C3. (Gazetar Safet Ademi)