Liga e Kombeve, Alimi dhe Rrahmani në formacionin e javës

16.10.2024 17:08

Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Isnik Alimi si dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani...

Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Isnik Alimi si dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, janë përfshirë në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve. Mesfushori qendror i Maqedonisë, Alimi bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 2:0 ndaj Armenisë në transfertë. Alimi ishte autor i golit të dytë, ndeshe kjo e luajtur në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Mefushori nga Dellogozhdi, Alimi  për paraqitjen e tij në ndeshjen me Armeninë, nga ekspertët e UEFA-së, u vlerësua me notën 8.8.
 
Po ashtu edhe mbrojtësi i “dardanëve”, Rrahmani bëri paraqitje mbresëlënëse në fitoren ndaj Qipros. Rrahmani, i cili shënoi golin e pare në fitoren 3:0 ndaj qipriotëve, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të kësaj xhiroje të Ligës së Kombeve. Futbollisti kosovar i Napolit është vlerësuar me notën 8.4. Po ashtu në ekipin e javës u gjend edhe irlandezi 21-vjeçar Isaac Price, që ka shënuar një hat-trickun e parë në karrierë. Ai këtë e bëri në ndeshjen Irlanda – Bullgaria, që përfundoi 5:0. Ekipi ideal i javës në Ligën e Kombeve, kishte një renditje 4:3:3. (Gazetar Safet Ademi)