Botë

Shqipëri, demokratët zhvendosin protestën në dyert e PE-së

16.10.2024 18:41

Deputetët e opozitës në Shqipëri do ta zhvendosin protestën në dyert e Parlamentit Evropian...

Deputetët e opozitës në Shqipëri do ta zhvendosin protestën në dyert e Parlamentit Evropian. Është paralajmëruar se më datë 23 tetor, pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të Partisë Demokratike udhëton drejt Strasburgut.
 
Deputetët pritet të denoncojnë situatën politike në Shqipëri, si dhe arrestimet dhe burgosjet, siç thonë, politike që po ndodhin në radhët e opozitës. Sipas informacioneve, parashikohet që deputetët të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe eurodeputetët. Pas Strasburgut pritet të organizohen protesta në Tiranë.