Maqedoni

Aksident në autostradën Shkup-Veles, ndërpritet komunikacioni në të dy korsitë

16.10.2024 20:37

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se nga ora 17:45 për shkak të një aksidenti trafiku në autostradë Shkup-Veles, përballë tunelit janë të bllokuara të dyja korsitë e komunikacionit.

Nga atje thonë se komunikacioni do të devijohet nëpërmjet Petrovec – Veles (përgjatë rrugës së vjetër), Miladinovci – Rr. Nikollë -Veles – Shtip.